Site icon Telegrafi

Sulm me thikë në Austri, humb jetën një 14-vjeçar – katër të tjerë të lënduar

Një burrë ka goditur me thikë pesë persona në jug të Austrisë, duke vrarë një djalë 14-vjeçar.

Bëhet e ditur se 23-vjeçari sulmoi pesë kalimtarë në mënyrë të rastësishme në Villach, sipas policisë.

Oficerët thanë se i dyshuari ishte një shtetas sirian me vendbanim të ligjshëm në Austri dhe ishte arrestuar, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Një 42-vjeçar i cili po udhëtonte me veturë e ka parë ngjarjen nga makina e tij.

Ai u nis me veturë drejt të dyshuarit dhe ndihmoi që gjërat të mos përkeqësoheshin edhe më shumë.

Ndryshe, policia tha se ishte e paqartë nëse i dyshuari kishte vepruar vetë apo me njerëz të tjerë dhe po vazhdon të kërkojë të dyshuar të tjerë potencialë.

Raportohet se sulmi tronditi njerëzit në qytetin e Villach, pranë kufirit italian dhe slloven. /Telegrafi/

Exit mobile version