Site icon Telegrafi

Sulm në një shkollë në Ugandë, të paktën 26 nxënës të vrarë – gjashtë të tjerë të rrëmbyer

Të paktën 26 nxënës janë vrarë dhe gjashtë u rrëmbyen pas një sulmi në një shkollë në perëndim të Ugandës nga rebelë të armatosur të Forcave Demokratike Aleate, tha një major nga Uganda për CNN.

Majori Bilal Katamba, zëdhënësi për operacionet ushtarake të Ugandës në Republikën Demokratike të Kongos (DRC), tha se rreth 20 deri në 25 rebelë sulmuan shkollën e mesme Lhubirira në Mpondwe midis orës 23:00 dhe mesnatën e së premtes, duke vrarë 26 nxënës dhe duke plagosur tetë para se të vihej zjarri në shkollë.

Shkolla ndodhet përgjatë kufirit të Ugandës me Kongon. Autoritetet po përpiqen të shuajnë zjarrin. Ushtria dyshon se mund të gjenden më shumë trupa të pajetë, por tha se nuk kishte ende asnjë të gjallë të bllokuar në shkollë.

https://twitter.com/freeman_newsug/status/1669954535694172160

Ushtria po ndjek të dyshuarit në DRC dhe beson se ata janë drejtuar drejt Parkut Kombëtar Virunga, tha majori.

Rebelët e armatosur të ADF, i cili ka lidhje me ISIS, sulmuan shkollën në Mpondwe të premten mbrëma, njoftoi policia.

Ndryshe, tetë të lënduarit janë në gjendje kritike në spitalin Bwera. /Telegrafi/

Exit mobile version