Dymbëdhjetë persona u lënduan kur një granatë u hodh në një lokal në qytetin e Grenoble në Francën juglindore, kanë njoftuar zyrtarët.
Sulmuesi hyri në lokalin, i cili ishte i mbushur me klientë, dhe hodhi një granatë para se të ikte pa thënë asnjë fjalë, sipas prokurorit Francois Touret-de-Courcy.
Hetuesit nuk kanë identifikuar ende një motiv, por besojnë se nuk ishte sulm terrorist, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.
Thuhet se sulmuesi mbante një pushkë sulmi të tipit kallashnikov, por nuk e përdori atë.
Ndërsa raportohet se Iincidenti ndodhi në lagjen e fshatit Olimpik, i ndërtuar kur qyteti priti Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 1968.
Të lënduarit përfshijnë gjashtë persona në gjendje kritike.
“E dënoj në termat më të fortë të mundshëm këtë akt kriminal të dhunës së jashtëzakonshme”, tha kryebashkiaku lokal, Eric Piolle, në X, duke falenderuar shërbimet e urgjencës për punën e tyre.
Policia konfirmoi se shpërthimi ishte shkaktuar nga një granatë e hedhur. /Telegrafi/