Telegrafi

Suksesi i jashtëzakonshëm i rTrust – mbi 4000 nënshkrime elektronike në më pak se një muaj

rTrust, ofrues shërbimeve digjitale, i themeluar nga PBC dhe me seli në Slloveni, BE, është i lumtur të njoftojë një sukses të jashtëzakonshëm në fazën para-lançimit të platformës së nënshkrimit elektronik dhe identitetit dixhital.

Vetëm gjatë fazës së para-lançimit, mbi 4000 qytetarë kanë krijuar Identitetin dixhital dhe nënshkrimin elektronik nga rTrust.

rTrust, me akreditimin e tij eIDAS, ofron shërbime të identitetit dixhital dhe nënshkrimit elektronik në të gjithë Zonën Ekonomike Evropiane dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Ky akreditim tregon përkushtimin e rTrust ndaj standardeve më të larta të sigurisë dhe zbatimit të ligjit.

Për të zhvilluar dhe fuqizuar individët dhe për të rritur qasjen në shërbimet digjitale dhe të mobilitetit, në përgjithësi, rTrust ofron deri në një milion nënshkrime elektronike dhe identitete digjitale për qytetarët e Kosovës, pa pagesë.

Kjo iniciativë tregon përkushtimin e rTrust, përkatësisht PBC, që Kosova të ketë një përfshirje dixhitale, të besueshme, shumë më tepër se shtetet e rajonit dhe po aq sa edhe vendet më të zhvilluara, perëndimore. Ekipi ynë është shumë i lumtur që ka mundësinë të udhëheqë këtë zhvillim shoqëror.

Për të marrë identitetin tuaj dixhital falas, thjesht vizitoni www.rtrust.org dhe ndiqni udhëzimet për të krijuar certifikatën tuaj dixhitale.

Ju kujtojmë se rTrust nuk do të kërkojë kurrë pagesë për nënshkrimet elektronike dhe identitetet dixhitale të lëshuara gjatë kësaj periudhe. Pra, ato janë pa pagesë, përgjithmonë.