Site icon Telegrafi

Suedia do ta përkrah Kosovën në projektin ‘Protax 2’

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punën e ambasadorit të Mbretërisë së Suedisë për Kosovën Anders Wollter, ku diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në veçanti në fushën e financave dhe regjistrimit të pronave.

Me këtë rast, ministri Hamza e falënderoi Anders Wollter për ndihmën dhe kontributin e tij dhe të shtetit Suedez që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për institucionet e Kosovës, për projekte që finacohen nga shteti suedez, në veçanti për projetin ‘Protax 2’ që është në kuadër të Departamentit të Tatimit në Pronë në Ministrinë e Financave, si dhe e njoftoi ate edhe me procesin e përfundimit të miratimit të Ligjit të ri të Tatimit në Pronë nga Kuvendi i Kosovës si dhe për fillimin e përgatitjeve të udhëzimeve administrative që derivojnë nga Ligji për fjalë, shkruan Telegrafi.

Ndërsa, i ngarkuari me punën e ambasadorit të Mbretërisë së Suedisë për Kosovën, Anders Wollter, e falënderoi ministrin Hamza për pritjen dhe shprehi gatishmërinë e shtetit të tij për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën. Ai gjithashtu e njoftoi ministrin se shteti Suedez ka marrë vendim për nënshkrimin e Marrrëveshjes që përmes SIDA-së dhe Agjencionit të Taksave të Suedisë të vazhdojë projektin për Kosovën ‘Protax 2’ deri në vitin 2020, e cila marrëveshje pritet të nënshkruhet së shpejti. /Telegrafi/

Exit mobile version