Komiku amerikan, Jason Sudeikis, ka folur për herë të parë në lidhje me prishjen e fejesës së tij me aktoren Olivia Wilde, me të cilën ka dy fëmijë.
Lidhja e tyre shtatëvjeçare mori fund në nëntor të vitit të kaluar, kur ata vendosën të kthejnë një faqe të re në jetën e tyre.
Menjëherë pas lajmit për ndarjen e tyre, u përfol se bukuroshja kishte gjetur një dashuri të re – këngëtarin Harry Styles (që është 10 vjet më i ri se ajo), ndërsa kjo lidhje u konfirmua më vonë kur ata u fotografuan bashkë.
Në një intervistë për revistën GQ, aktori dhe skenaristi amerikan nuk dha detaje, por u përgjigj me shumë me kujdes duke mos dashur të ofendonte ish-partneren e tij.
“Mendoj se gjërat do të jenë më të qarta për mua brenda një viti. Ose në dy vjet, dhe akoma më mirë në pesë vjet”, ka deklaruar ai, duke folur për arsyet e ndarjes me aktoren e famshme.
“Do të rritet nga libri i jetës sime në një kapitull, pastaj në një paragraf, pastaj në një rresht, pastaj në një fjalë dhe në fund do të bjerë mbi një shkarravinë”, ka deklaruar Sudeikis.
Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se aktori fajëson dikë për fundin e dashurisë. Ai e sheh përfundimin e lidhjes së tyre si një mësim të jetës, pjekjes dhe një mundësi për reflektim.
“Është një përvojë nga e cila mund të mësoni diçka ose të gjeni justifikime. Ju merrni disa përgjegjësi për këtë, por gjithashtu përpiqeni të mësoni diçka prej saj, përveç mësimeve të dukshme”, ka shtuar 45-vjeçari.
Sudeikis dhe Wilde janë prindër të dy fëmijëve, një djali shtatëvjeçar dhe një vajzë katërvjeçare, ndërsa pas ndarjes mbetën në një marrëdhënie korrekte dhe theksuan angazhimin e tyre për të rritur fëmijët së bashku. /Telegrafi/