Sipas La Gazzetta dello Sport, Luis Suarez i ka ofruar shërbimet e tij Juventusit dhe bardhezinjtë po mendojnë për nënshkrimin e ish- yllit të Barcelonës dhe Atletico Madrid si lojtar i lirë.
Suarez ishte afër bashkimit me Bianconerët dy vjet më parë, kur iu desh të bënte një test të nënshtetësisë italiane përpara se të bashkohej me Zonjën e Vjetër.
Nuk përfundoi mirë, pasi Suarez përfundimisht nënshkroi me Atletico Madridin dhe autoritetet italiane hetuan parregullsitë e supozuara në test, duke sugjeruar se sulmuesi kishte njohur lëndët e dhëna në provim përpara se ta merrte atë.
35-vjeçari është lidhur edhe një herë me një kalim në Allianz Stadium pasi, sipas mediumit italian, agjentët e tij e ofruan atë te Bianconerët.
Raporti specifikon se negociatat nuk janë duke vazhduar, por Juventus po vlerëson realizueshmërinë e marrëveshjes. Prioriteti i tyre mbetet Angel Di Maria sepse Max Allegri dëshiron një anësor për sezonin 2022-23.
Megjithatë, nëse argjentinasi refuzon një kalim te Juventusi, bardhezinjtë do të konsideronin nënshkrimin e Suarez, i cili mund të luajë me Dusan Vlahovic ose të bëhet rezerva e tij.
Suarez është në dispozicion si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Atletico Madridin dhe është lidhur me klube të tjera të Serie A, si Fiorentina, Lazio dhe Atalanta. /Telegrafi/