Site icon Telegrafi

Studimi i ri zbulon se një në tetë persona besojnë se pandemia e COVID-19 është një “mashtrim”

Të apasionuarit pas teorive konspirative janë të bindur se numrat e viktimave dhe të infektuarve me COVID-19, janë thjesht një “mashtrim”.

Një në tetë qytetarë besojnë se pandemia është pjesë e një përpjekje globale, për të detyruar qytetarët të vaksinohen, transmeton Telegrafi.

Derisa një në 12 persona besojnë se rrjeti i telefonisë mobile 5G, mund të fut në rrezik më të madh qytetarët nga infeksioni me COVID-19.

Hulumtuesit nga Universiteti i Kembrixhit kanë realizuar një anketë me njerëz në mbarë globin, lidhur me qëndrimin e tyre sa i përket sjelljeve dhe keqinformimit.

Në mesin e më shumë se dymijë britanikëve, një në pesë prej tyre nuk donë t’ia dinë për COVID-19, kurse pothuajse 16 përqind nuk rekomandojnë vaksinimin miqve. Ky studim është publikuar në revistën Royal Society Open Science.

Dr Sander van der Linden, bashkë-autor i studimit dhe njëherit drejtor në laboratorin e Kembrixhit, ka thënë se keqinformimi është parë si burim i besueshëm për një pjesë të caktuar të qytetarëve.

“Kemi parë një lidhje të qartë mes besimit në teori konspirative sa i përket coronavirusit dhe hezitimit për një vaksinë potenciale, e cila do të mund të shpëtonte njerëzimin”, thuhet ndër tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version