Site icon Telegrafi

Studim: Boja e flokëve mund të shkaktojë kancer, ja cilat femra rrezikojnë më shumë

Jemi në muajin tetor, dhe ky është një muaj që përkon me ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit.

Ky është një shqetësim që mund të prekë këdo nga ne dhe sigurisht ka pasoja tepër të rënda prandaj do të ishte mirë të njiheshim me të gjithë faktorët e mundshëm që do të ndikonin në rritjen e rrezikut të shfaqjes.

Në lidhje me këtë ekspertët kohët e fundit flasin edhe për rrezikun ndaj përdorimit të bojës së flokëve, e cila na bën të ndihemi më të bukura por jo domosdoshmërisht të jemi edhe të shëndetshme.

Cilat do të ishin këshillat e ekspertëve?

Ata theksojnë se boja nuk dëmton vetëm flokun por mund të rrisë edhe rrezikun e kancerit të gjirit, prandaj nuk duhet kurrsesi të përdorni bojë në flokët tuaj për më shumë se 6 herë në vit.

Këtë alarm e ka hedhur Kefah Mokbel, mjek në “Princess Grace Hospital” në Londër.

Zbulimi i bërë është gati i pabesueshëm, dhe sipas të dhënave që ai bashkë me ekipin e tij ka mbledhur, gratë që kanë abuzuar me lyerjen e flokëve kanë qenë më të prekura nga tumori i gjirit.

Ata e konsiderojnë gruan që praktikon shpesh bojën, 14% më të rrezikuar se gratë e tjera. Ndërkaq ai këshillon të përdoren gjithmonë bojëra natyrale dhe jo sintetike pasi në këtë rast rreziku do të jetë më i ulët.

Edhe Henne konsiderohet si një produkt i shëndetshëm, duke theksuar gjithashtu edhe rëndësinë e përdorimit të ngjyrave natyrale.

Exit mobile version