Site icon Telegrafi

Studentët serbë deshën të recitojnë, sigurimi i pengon me forcë

Sigurimi pengoi me forcë një grup studentësh serbë të recitonin gjatë ceremonisë.

Në videon e publikuar nga portali studentor University Echo, shihet sesi rojet e sigurisë afrohen tek studentët dhe kapin për qafe njërin prej tyre, transmeton Telegrafi.

Një grup studentësh erdhën në festën e Svetosavës, me qëllim që të lexojnë një poezi të Dragan Staniqit, të vitit 1981, në të cilën përmendet stacioni hekurudhor dhe tenda.

Dragan Staniqi, i ftoi studentët në dialog, por nuk pranoi t’i përgjigjet pyetjes nëse i mbështet kërkesat e tyre.

Ai tha se “duhet ta kërkojnë të vërtetën”, dhe theksoi se nuk ka qenë asnjëherë anëtar i asnjë partie politike.

Studentët, megjithatë, lexuan vjershën para ndërtesës. /Telegrafi/

Exit mobile version