Skuadra kampione e Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum ka arritur në Islandë, aty ku nesër do të luajë ndeshjen e kthimit të fazës së Play off-it në Ligën e Konferencës me Breidablik.
Ekipi strugan u nis nga aeroporti i Tiranës ditën e djeshme për në Zvicër, ndërsa mëngjesin e sotëm ka udhëtuar drejt tokës islandeze.
Struga humbi ndeshjen e parë në Ohër nga Breidablik me shifra minimale 0:1, ndërsa në ndeshjen e kthimit synon që të përmbysë rezultatin dhe të merr kualifikimin historik për në grupet e këtij kompeticioni.
Ekipi trajnerit Shpëtim Duro do të zbarkojë sot pasdite në fushë për të zhvilluar stërvitjen zyrtare, ndërsa nesër nga ora 18:45 do të luaj ndeshjen me Breidablik. /Telegrafi/