Site icon Telegrafi

Stresi flet sërish për ish-bashkëshorten: Ka dy tumore në kokë, nuk e di se sa do të jetojë

Në spektaklin e fundit të Big Brother VIP Kosova është përfshirë edhe ish-bashkëshortja e Stresit, Keisi.

Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) ka folur disa herë për të duke theksuar se po tenton të rikthehen sërish bashkë.

Veç tjerash, 36-vjeçari ka zbuluar se Keisi vuan nga në tumori në tru dhe tha se nuk e di se sa do të jetojë.

Stresi brenda Big Brother VIP Kosova (Foto: Screenshot/YouTube)

E meqë mbrëmë (e hënë) u përmend nga Xhuli, ai ka folur sërish rreth kësaj teme.

Lexo po ashtu Stresi thotë se ish-gruaja e tij vuan nga tumori në tru

“Është i vërtetë që unë jam i ndarë prej dy vitesh, shumë e vërtetë. Jam nga ata burra që po bëj përpjekje maksimale të kthehem me një femër që e dua akoma, edhe pse jam ndarë që dy vjet”, u shpreh ai.

Ish-bashkëshortja e Stresit (Foto: Screenshot/Instagram)

“Mendoj që dy vjet secili ka bërë jetën e vet, edhe ajo ka jetën e vet. Por po luftoj shumë sepse ajo ka dy tumore në kokë në qoftëse nuk e dinë shqiptarët po lufton me jetën dhe e kam shumë personale ndërkohë që i kisha kërkuar Julianës dhe banorëve të tjerë është një vajzë që po lufton me jetën atje jashtë edhe kjo është ndërgjegja ime, e një burri që po bën maksimumin t’i afrohem asaj femre. Nuk e di a do të jetojë apo jo më. Është serioze sepse ka dy tumore në kokë. Po luftoj për një gabim shumë të madh dhe nuk kemi pse të diskutojmë tani”, vazhdoi më tej krijuesi i hitit “A t’ka marr malli”.

Pavarësisht të gjithave, Stresi dhe Keisi janë të martuar akoma ligjërisht. /Telegrafi/

Exit mobile version