Dy artistët e njohur të estradës shqiptare, Stresi dhe Finem, janë mjaft të pëlqyer e të dëgjuar.
Ky i fundit, nuk ka shumë kohë që është bërë pjesë e industrisë muzikore, por ka dëshmuar se me të vërtetë ka talent.
Në një postim në rrjetin social Instagram, Stresi ka ndarë një video ndërsa bën të ditur se do të sjellë bashkëpunimin e radhës.
I njëjti ka ndarë edhe disa sekuenca të klipi, teksa shihen në një lagje, ndërsa rrethohen me një numër të konsiderueshëm personash.
Që të dy reperët janë shfaqur me plot stil, ndërsa argëtoheshin nën tingujt e muzikës së tyre.
Përpos kësaj, krijuesi i hitit “Lambo” ditë më parë kishte bërë të ditur se një këngë do të publikohet edhe me Morena Tarakun. /Telegrafi/