Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj – Stresi, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.
Ai ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij, përmes së cilave shpesh rrëmben vëmendjen e mediave.
Së fundmi, reperi me prejardhje nga Tropoja publikoi një fotografi të babait të tij Sali Lushaj, në rrjetin social Instagram.
Me rastin e ditëlindjes, ai i ka bërë një dedikim të gjatë atij në mbishkrimin e fotografisë, duke e falënderuar që e ka bërë atë të jetë ai që është sot.
“Me pak fjalë po me shumë dashuri! Urime për Babin më të mirë në botë, ne nuk kemi fjalë për me të falenderu për gjithçka qe ke bërë e vazhdon të bësh për ne, ishe mësuesi dhe shoqëruesi jonë gjatë gjithë këtyre viteve ,shpresoj të jesh krenarë me neve, sepse na vërtetë jemi shumë krenarë dhe me fat që kem një babë si ty ,këshillat tua janë si melodia më e ëmbel për neve ,ti je superheroi jonë i parë dhe ashtu vazhdon të mbetesh përherë, Babush fjalë ka shumë po asnjë e duhura për ta shpreh dashurinë dhe mirënjohjen qe kem për ty, thjesht faleminderit për gjithçka! Të paçim përherë, URIME DITËLINDJEN ,gezofsh e festofsh edhe shumë tjera pranë neve ,TË DUAM SHUMË”, kanë qenë fjalët e reperit dedikuar babait të tij. /Telegrafi/