Site icon Telegrafi

Stresi bën homazhe te varri i kushëririt para finales së “Kënga Magjike”: Për ty e ngre këtë kupë sot (Foto)

Reperi i njohur Arkimed Lushaj – Stresi sonte (e shtunë) do të jetë pjesë e natës finale të “Kënga Magjike 2017”.

Ai së bashku me Anxhelo Koçin dhe Flor Banën do të interpretojnë këngën “Sa herë e don”, e cila është njëra ndër këngët më të klikuara të festivalit.

Stresi, edhe pse me stilin e një reperi gangster, ka treguar se di të jetë shumë emocional, kur është fjala për familjarët e tij.

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi në llogarinë personalen në Instagram, përmes së cilës ka zbuluar se ka bërë një vizitë te varri i kushëririt të tij, Gojart Lushaj, i cili ka ndërruar jetë në moshë të re.

“Erdha te vizitoj gjaku im dhe per ty do e ngrej kupen sonte, vetem sonte urimi jot do me mungoje perjetesisht” (sic.), ka qenë mbishkrimi emocionues i reperit në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/

Exit mobile version