Stërvitja e Barcelonës pushtohet nga fëmijët (Foto)
11:"David Ramos
15/03/2016
Barcelona sot zhvilloi stërvitjen e radhës, ndërsa gjatë saj ndodhi një befasi e këndshme.
Tre fëmijë kishin kaluar portat e sigurisë dhe ishin futur në fushën e stërvitjes.
Ata u mirëpriten nga lojtarët e Barcelonës ku nuk munguan as fotografitë dhe përqafimet me yjet balugrana.
Më të dashur për fëmijët ishin brazilianët Neymar dhe Dani Alves, por nuk mungoi as dashuria e Luis Suarez.
Barcelona është në top formë dhe është në luftë për tre trofetë këtë edicion. /Telegrafi/


