Mbrojtësi i Barcelonës, Pau Cubarsi, ka hedhur dritë mbi atë se si ka arritur ta gjejë ekuilibrin mes faktit se është futbollist profesionist, por në të njëjtën kohë edhe dikush që ndjek studimet.
Pasi u fut në ekipin e parë të Barcelonës nga akademia ‘La Masia’, 17-vjeçari po vazhdon të demonstrojë kualitetin e tij.
Së fundmi në një intervistë për RAC1, Cubarsi zbuloi më shumë mbi atë se si është rutina e tij ditore mes stërvitjeve dhe ndjekjes së studimeve.
“Unë po studioj në vitin e dytë të shkollës së mesme. Unë stërvitem në mëngjes pastaj shkoj në shkollë në mbrëmje. Mësuesit nga Leon XIII vijnë në ‘La Masia’ dhe unë kam një ligjëratë deri në orën 8 të mbrëmjes”.
“Nëse ka Ligë të Kampionëve, unë duhet të kërkoj shënime ose të jem i vëmendshëm një ditë më vonë për të kapur aktualitetin”.
“Ndonjëherë është e vështirë të studiosh, por unë do të doja të studioja për një diplomë në marketing ose administratë biznesi, por fillimisht më duhet ta përfundoj shkollën e mesme pastaj do shohim”, ka thënë Cubarsi.
Është diçka e bukur se si sensacioni spanjoll është ende i përkushtuar tek mësimet e tij, veçanërisht pas ‘shpërthimit’ si futbollist profesionist.
Që prej se u bë pjesë e ekipit të parë të Barçës, Cubarsi është konsideruar si një mbrojtës me një teknikë të hatashme dhe këto aftësi të tij kanë bërë që ai të numërojë rreth 30 paraqitje në La Liga./Telegrafi/