Basketbollisti i Golden State Warriors, Stephen Curry, komentoi fitimin e unazës së tij të katërt të NBA, duke thënë se ai gjithmonë ka besuar se ai dhe shokët e tij të skuadrës mund të bëheshin sërish kampionë të ligës më të fortë të basketbollit në botë.
Ai fillimisht iu përgjigj pyetjes për çmimin e parë MVP në finale, duke thënë se nuk i interesonte shumë, por sigurisht që ishte një ndjenjë e veçantë.
“Ne jemi kampionë, dhe Zoti është i madh! Vetë mundësia për të luajtur në këtë skenë me lojtarë të mëdhenj kundër një ekipi të jashtëzakonshëm si Bostoni, na dha atë që duhej për të arritur qëllimin. Ky titull është padyshim speciale”, ka thënë Curry, duke thënë se ishte një ndjenjë e veçantë të fitoje çmimin MVP.
Inside the portrait room with the 2021-22 NBA Champion Golden State Warriors! pic.twitter.com/O7YaWUI1yx
— NBA (@NBA) June 17, 2022
Ai më tej tha se gjithmonë ka besuar se Golden State mund të bëhet edhe një herë kampion i NBA, pasi ka fituar tre tituj në periudhën 2015-2018.
“Gjithçka ka ndodhur në tre vitet e fundit, nga dëmtimet deri te ndryshimi i ekipit… Ne gjithmonë kemi besuar se mund të ktheheshim dhe të fitonim një unazë të re”, ka thënë Curry.
Kjo është hera e parë që Curry fiton titullin më të rëndësishëm individual në play-off.
Goodnight from Boston. pic.twitter.com/O6tqDGv6mB
— NBA (@NBA) June 17, 2022
Andre Igoudala ishte MVP i finaleve në 2015, dhe më pas Kevin Durant fitoi çmimin prestigjioz në vitet 2017 dhe 2018.
Curry shënoi mesatarisht 30.6 pikë, 5.8 kërcime dhe 4.6 asistime në serinë e fundit të play-offit kundër Bostonit me një mesatare prej pesë trepikëshe për ndeshje.
The @warriors are the 2021-22 NBA Champions! #NBA75 pic.twitter.com/ckNLJTdQ1C
— NBA (@NBA) June 17, 2022
Warriors janë shtatë herë kampion, në vitet 1947, 1956, 1975, 2015, 2017, 2018 dhe 2022./Telegrafi/