Punëtorët “çmontuan” të mërkurën një statujë të lartë të ish-presidentit amerikan Theodore Roosevelt nga jashtë Muzeut Amerikan të Historisë Natyrore të Nju Jorkut.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, statuja, e porositur në vitin 1925 dhe e zbuluar për publikun në vitin 1940, përshkruan Roosevelt-in mbi një kalë, me një burrë vendas amerikan dhe një burrë afrikan në këmbë pranë tij.
Ajo është kritikuar nga disa si një simbol i kolonializmit dhe racizmit.
“Statuja ka qenë prej kohësh e diskutueshme për shkak të përbërjes hierarkike që vendos një figurë mbi kalë dhe të tjerat duke ecur së bashku, dhe shumë prej nesh i konsiderojnë paraqitjet e saj të figurave vendase amerikane dhe afrikane dhe vendosjen e tyre në monument raciste”, thuhet në një deklaratë nga AMNH (Muzeu Amerikan i Historisë Natyrore) kur ata propozuan për herë të parë ndryshimin.
Po siç shkruajnë mediat e huaja, Komisioni i Dizajnit Publik të Qytetit të Nju Jorkut votoi qershorin e kaluar për ta hequr atë, tha muzeu në faqen e tij të internetit.
Destinacioni i saj i ri do të jetë Biblioteka Presidenciale Theodore Roosevelt në Medora, Dakota e Veriut, raportoi New York Times.
Roosevelt, ishte president nga viti 1901 deri në vitin 1909. /Telegrafi/