Site icon Telegrafi

Starlink po teston një shërbim interneti ‘Global Roaming’ për 200 dollarë në muaj

Starlink po e teston një shërbim të ri të internetit satelitor i cili do t’u mundësojë juve “që të lidheni pothuajse nga çdo vend i botës”, kjo sipas një mesazhi që disa përdorues të Starlink e kanë marrë. Kompania nën pronësinë e SpaceX këtë e quan “Shërbimi Global i Roming-ut”, dhe thotë se do të kushtojë 200 dollarë në muaj si shtesë e pagesës bazike prej 599 dollarëve për Starlink Kit.

Shërbimi i cili përdorë “lidhjet ndër-satelitore të Starlink për të ofruar lidhje në internet në mbarë botën” vije me një paralajmërim. Në mesazhin e tyre për përdoruesit, nga Starlink thonë se ju duhet të prisni “shërbimin tipik të Starlink me shpejtësi të lartë, me vonesë të ulët të përzier me periudha të shkurtra lidhjeje të dobët, ose aspak pengesa”, por se kjo do të “përmirësohet në mënyrë dramatike me kalimin e kohës.

Gjithashtu nuk është mjaft e qartë se si Starlink do t’i përmbahet premtimit të saj që të ofrojë internet pothuajse nga gjithkund. Starlink ende po pret në aprovimet e rregullatorit në disa vende, duke përfshirë Indinë, Pakistanin dhe Kamboxhian, dhe është plotësisht i padisponueshëm në shumë vende të tjera, raporton The Verge, përcjell Telegrafi.

Harta e vendeve ku Starlink është në dispozicion, vendet të cilat janë në pritje dhe vendet tek të cilat mund të arrijë së shpejti

Pavarësisht kësaj, PCMag raporton se Starlink po ofron shërbimin Global Roaming për disa përdorues jashtë zonave të mbulimit të kompanisë, si Grenlanda. Ndërsa Starlink tashmë i lejon përdoruesit të udhëtojnë me “pjatat” e tyre (me nofkën “Dishy”), shërbimi Global Roaming duket sikur mund të vijë me më pak kufizime.

Plani ekzistues prej 135 dollarësh në muaj Starlink RV, për shembull, i lejon përdoruesit të pajisin RV-të e tyre me harduerin e Starlink për qasje në internet gjatë udhëtimit, dhe vjen me opsionin e një “pjate” edhe më të shtrenjtë për qaske në internet në lëvizje.

Por është në dispozicion vetëm në disa pjesë të caktuara të globit dhe qasja në internet nuk është i prioritizuar siç është për klientët rezidencialë, duke rezultuar në shpejtësi më të ngadalta. /Telegrafi/

Exit mobile version