Site icon Telegrafi

StarLabs lanson platformën për menaxhimin e burimeve njerëzore ‘AveHR’, i dizajnuar për kompanitë e të gjitha madhësive

Me qëllim të menaxhimit më efikas të burimeve njerëzore për çdo lloj të bizneseve, StarLabs ka lansuar platformën “AveHR”.

Sipas njoftimit të kompanisë vendore StarLabs, kjo platformë është krijuar për të revolucionarizuar dhe transformuar operacionet e burimeve njerëzore brenda biznesit.

Me sloganin “Rruga juaj drejt përsosmërisë së punëtorëve!”, platforma AveHR synon të ofrojë zgjidhje për të gjithë llojet dhe madhësitë e kompanive.

Kjo platformë vjen e pajisur me një gamë të gjerë të karakteristikave që trajtojnë aspekte të ndryshme dhe të përmirësoj çdo hap të proceseve të burimeve njerëzore.

AveHR është krijuar për të thjeshtuar procesin e intervistës dhe duke siguruar vlerësim më efikas për punëtorët potencial.

Moduli i rishikimit të performancës së AveHR është krijuar për të thjeshtuar dhe përmirësuar procesin e vlerësimit të punëtorëve, pra është një mjet i fuqishëm për bizneset për të thjeshtëzuar vlerësimin e performancës.

Në fund, platforma jep zgjidhje gjithëpërfshirëse për menaxhimin e pushimit të punëtorëve brenda kompanisë. /Telegrafi/

Exit mobile version