Site icon Telegrafi

“Standard i dyfishtë” – momenti kur Doku godet topin, por nuk ndëshkohet sikurse Trossard

Leandro Trossard u përjashtua me karton të kuq për goditje të topit pasi u akordua goditje dënimi për Man Cityn në minutat e fundit të pjesës së dytë. 

Belgu u ndëshkua me karton të verdhë që ishte ndëshkimi i dytë i tij në këtë ndeshje, duke lënë fushën. 

Mikel Arteta nuk mund ta besonte atë që po shihte dhe për një moment zhveshi edhe trikon që mbante në trup. 

Tifozët e Arsenalit dhe Ligës Premier nuk janë pajtuar me këtë dënim dhe e kanë cilësuar si standard të dyfishtë të gjyqtarit Marc Oliver, pasi një gjë e njëjtë ndodhi edhe tek lojtarët e Man Cityt. 

Lexo po ashtu Shpjegohet arsyeja e vërtetë pse Trossard u përjashtua me karton të kuq ndaj Man Cityt

Kjo pasi Jeremy Doku kishte bërë pikërisht këtë pak para se lojtari i Arsenalit të përjashtohej – dhe nuk mori asnjë dënim. 

 


Arsenali ishte 2-1 në avantazh në pjesën e parë në Etihad, ndërsa mbrojti këtë rezultat me fanatizëm deri në fund, por që një gol i John Stones barazoi shifrat.  

Ky derbi u mbyll me shifrat 2-2, por la pas shumë arsye për tu diskutuar. /Telegrafi/  

Exit mobile version