Ndeshja e sotme ndërmjet Hungarisë dhe Portugalisë është takimi që zgjon kurreshtjen e të gjithë shqiptarëve kudo që të janë.
Kjo ndeshje mund të vendosë për kualifikimin e Shqipërisë në 1/8-ën e finales dhe përpos që të gjithë tifozët “Kuq e zi” do të bëjnë tifo për Hungarinë është edhe një tjetër fakt interesant për sa i përket kësaj përballje.
Ndeshja do të luhet në stadiumin “Stade de Lyon” në Lyon, pikërisht në stadiumin ku kombëtarja jonë shënoi golin dhe fitoren e parë në evropian, fitore kjo që na i solli edhe pikët e para dhe ktheu shpresën për një kualifikim të mundshëm.
Për rastësi edhe ndeshja vendimtare për fatin e kombëtares sonë, ajo ndërmjet Hungarisë dhe Portugalisë luhet në po të njëjtin stadium, prandaj se a do të sjell fat edhe kësaj here “Stade de Lyon” mbetet të shohim.