Tesla kohët e fundit e hapi stacionin e saj të dytë Supercharging në Evropë të pajisur me pika V4, të projektuara për të karikuar jo vetëm veturat elektrike të Tesla, por edhe veturat e markave të tjera.
Stacioni i ri, me vendndodhje në Clermont-Ferrand të Francës, ka 12 hapësira individuale, duke përfshirë edhe një për veturat më të mëdha ose ato me rimorkio.
Kujtojmë se stacioni i parë Supercharging i Tesla-s me hapësira V4 u hap më 15 mars 2023 në Holandë dhe më 8 prill kompania e vuri në dispozicion edhe për veturat elektrike të cilat nuk i përkasin markës amerikane, raporton InsideEVs, përcjell Telegrafi.
Breaking:
The second @Tesla V4 #supercharger worldwide has opened in France!❤️🤍🎉
Location: Ibis hotel in Clermont-Ferrand.
12 stalls
Congratulations @teslaeurope and Tesla France!
📷@TeslaClubFrance pic.twitter.com/JvZcoSFB2M— Esther Kokkelmans (@EstherKokkelman) July 7, 2023
Është interesante se ekziston një lloj strukture çeliku e përgatitur për një instalim pikash në të ardhmen e që ka shumë të ngjarë që një prej tyre të jetë diellore.
Fotot e stacionit të ri u shpërndanë në rrjetet sociale nga Esther Kokkelmans, influencuesja dhe themeluesja e “Tesla diva’s Europe”. /Telegrafi/