Site icon Telegrafi

“Spitali” i Real Madridit bëhet më i madh: Camavinga është emri i fundit në listën e të lënduarve

Lojtarët e Real Madridit duken të panjohur në fillim të këtij sezoni dhe një nga arsyet për këtë është numri i madh i lojtarëve të lënduar.

Në humbjen e mbrëmshme ndaj Liverpoolit me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve, në listën e të lënduarve është shtuar edhe një lojtar tjetër.

Bëhet fjalë për mesfushorin francez Eduardo Camavinga, i cili i është shtuar infermierisë së Real Madridit.

Camavinga duhej të largohej nga fusha e Anfield në minutën e 56-të për shkak të një dëmtimi në ijë dhe mjekët e klubit madrilen vendosën se ai do të duhej të pushonte për tre javë.

 

Kështu, mesfushori francez u bë kështu lojtari i shtatë i ekipit të parë të Real Madridit që është jashtë fushave shkaku i lëndimit.

Dani Carvajal, David Alaba, Aurelien Tchouameni, Eder Militao, Rodrygo Goes dhe Vinicius Junior janë në listën e lojtarëve që trajneri Carlo Ancelotti nuk mund të llogarisë. /Telegrafi/

Exit mobile version