Telegrafi

Spektakël me pesë gola të shënuar, Milani mposht Cityn në miqësore

Manchester City dhe Milan janë takuar në një miqësore luksi në Yankee Stadium në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ka qenë një ndeshje spektakolare me pesë gola të shënuar, ku në fund ishte skuadra italiane që triumfoi me rezultat 2-3.

Erling Haaland realizoi vetëm pas 19 minutave lojë për 1-0, para se Lorenzo Colombo të barazonte shirat në 1-1 kur kaloi gjysmë ore lojë.

Sulmuesi i talentuar italian i Milanit shënoi golin e dytë personal katër minuta më vonë për t’i dhënë epërsinë e parë Milanit në këtë takim 1-2.

City barazoi shifrat në 2-2 në minutën e 54-të me talentin anglez McAtee, para se Marco Nasti i Milanit të realizoi për rezultatin përfundimtar 2-3.

Kjo ishte humbja e dytë për skuadrën e Pep Guardiolës në miqësore, pasi ditë më parë pësoi edhe nga Celtic me rezultat 3-4.

Ndërkohë për Milanin ishte fitorja e parë në miqësore pas barazimit 1-1 me Rapid Vjenën. /Telegrafi/