Site icon Telegrafi

Spektakël në Fiserv Forum, Milwaukee mposht Chicagon pas vazhdimeve

Milwaukee Bucks janë rikthyer te fitoret në NBA, pasi kanë mposhtur Chicago Bulls para adhuruesve të vet.

Në ndeshjen e zhvilluar në Fiserv Forum në prani të më shumë se 17 mijë tifozëve, Bucks kanë marrë fitore vetëm pas vazhdimeve ndaj Bulls me katër pikë diferencë 133:129.

Kanë qenë katër çerekë të barabartë, ku koha e rregullt përfundoi me rezultatin 118:118.

Giannis Antetokounmpo ishte më meritori për fitoren e skuadrës vendase me 32 pikë, 12 kërcime e gjashtë asistime.

Me lojë të mirë te skuadra vendase u dallua edhe dyshja Beasley e Lopez që kontribuan me nga 19 pikë secili.

Te skuadra mysafire i jashtëzakonshëm ishte DeMar DeRozan me 41 pikë në këtë duel, por që në fund nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

Exit mobile version