Site icon Telegrafi

Spektakël dhe gola në derbin turk: Galatasaray largohet nga stadiumi i Fenerbahces me tri pikë

Galatasaray ka marrë një fitore në udhëtim tek rivali i madh Fenerbahce me rezultat 3-1 në kuadër të javës së gjashtë në Superligën e Turqisë.

Pas vetëm 20 minutash në derbi, Dominik Livakovic nuk arriti të intervenonte mirë, duke realizuar auto-gol, pasi topi e goditi shtyllën dhe më pas kroatin në shpin për të përfunduar në rrjetë.

Tetë minuta më vonë, Dries Mertens e dyfishoi epërsinë për Galatasarayn me një asistim të Victor Osimhen.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë në derbi, derisa në 45 minutat e dytë u shënuan edhe dy gola të tjerë.

Gabriel Sara e bëri rezultatin 3-0 në minutën e 60-të, kur u asistua prej Lucas Torreira.

Tre minuta më vonë, Edin Dzeko shënoi golin e nderit për Fenerin, kur realizoi nga penalltia për 3-1.

Pas gjashtë xhirosh të zhvilluara, Galatasaray ka 18 pikë, pesë më shumë se Fenerbace që ka për trajner Jose Mourinhon. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version