Site icon Telegrafi

Specifikat e versionit elektrik të GMC Hummer 2022

Ajo çfarë duhet të dihet per GMC Hummer EV 2022 është se do të jetë në dispozicion në tregjet ndërkombëtare.

Kamionçina e parë elektrike e GMC është një Hummer me 1,000 kuaj fuqi, dhe duket se është vetëm një hap larg Monster Jam.

Dhe kur i jepni Hummer EV në shpejtësi të plotë, pjesa e prapme ulet dhe drejtimi i timonit bëhet i lehtë.

Kjo makinë ka ulëse për pesë persona.

Së bashku me të tjerat, Caranddriver shkruan se kjo përfaqëson çiftimin e parë të gomave me 35 inç me T-tops me ngjyrë blu, transmeton Telegrafi.

Hummer EV është një veturë ekzotike njëjtë si McLaren ose Ferrari, dhe edhe Edicioni 1 i kamionçinës testuese kishte një çmim prej 116 mijë eurove.

Specifikat e plota të Hummer EV 2022

Edhe pse Hummer EV 2022 me peshë prej 4290 kilogramëve, është padyshim kamionçina më e rëndë e testuar nga caranddriver thonë ata, gjithashtu është edhe nga më të shpejtat, duke arritur shpejtësinë prej 100kmh në vetëm 3.3 sekonda, dhe duke arritur 402 metra në 11.9 sekonda në shpejtësi prej 170 kmh.

Kështu koha e arritjes nga 8kmh në 100mph për 4.9 sekonda, është përfaqësuese e ofrimit të shpejtësisë në realitet, ku Hummer nuk duket se e çliron fuqinë e plotë prej 1000 kuaj fuqive dhe të fuqisë rrotulluese prej 1626 Nm përderisa nuk je në rrugë të hapur. /Telegrafi/

Exit mobile version