Autoritetet spanjolle kanë shkatërruar 415 mijë kërcell marihuanë me vlerë rreth 100 milionë euro, duke thënë se është plantacioni më i madh i drogës në Evropë.
Gati 50 ton bimë u thanë në një depo të përpunimit CBD, një përbërës që përdoret gjithnjë e më shumë për të trajtuar ankthin, pagjumësinë dhe sëmundje të tjera, sepse nuk është psikoaktiv.
Plantacioni, i vendosur në rajonin verior rural të Navarras, shtrihej në 11 fusha me një sipërfaqe totale prej 67 hektarësh, tha garda civile spanolle.
Shitja e CBD dhe përdorimi i saj është i ligjshëm në Spanjë dhe në pjesën më të madhe të Evropës, por ligji spanjoll ndalon kultivimin e marihuanës me përjashtim të përdorimit industrial, siç është industria e tekstilit dhe e farës. Kultivimi për prodhimin e CBD dhe derivateve të tjera është një vepër penale.
Në kuadër të operacionit janë arrestuar tre persona. Operacioni filloi në mesin e vitit të kaluar kur policia zbuloi njërën nga fushat.
Garda Civile tha se pronari i plantacionit fillimisht pretendoi se drejtonte një biznes të ligjshëm për të prodhuar marihuanë për qëllime industriale, por më vonë u zbulua se kishte planifikuar të eksportonte sasi të mëdha të bimës në Itali dhe Zvicër për të prodhuar CBD. /Telerafi/