Site icon Telegrafi

Spanja në zi për viktimat e Barcelonës

Mbreti Felipe dhe Mbretëresha Letizia do ta përcjellin të famshmen “Sagrada Familia” për të mbajtur zi për 14 viktimat që u vranë me furgon në Kataloni.

Pas kësaj tragjedie e tërë Spanja është në ditë zie.

Policia është në kërkim të vozitësit të furgonit që hyri në turmë duke lënë të vrarë 13 veta në Las Ramblas. Ndërsa viktima e 14 ka vdekur në sulmin e dytë në Cambrils, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Ministrat kanë thënë se xhihadistët që qëndruan prapa sulmit janë eliminuar.

Ata po kërkojnë vozitësin e furgonit si dhe një imam që të xhamie në Ripoll, që po ashtu mungon.

Exit mobile version