Site icon Telegrafi

Spanja goditet nga një tornado e rrallë ‘Supercell’

Tornadot e llojit ‘Supercell’ karakterizohen nga një tërheqje rrotulluese lart.

E një ‘Supercell’ e rrallë është parë së fundmi në komunën lindore El Toro, në provincën Castellon të Spanjës.

Agjencia Spanjolle Meteorologjike i është referuar ngjarjes së motit si një tornado, ndërsa faqja lokale e motit MeteoStorms deklaruan se ata besojnë se ka qenë një ‘Supercell’.

Bëhet e ditur se stuhia është shfaqur gjatë motit ekstrem që pasoi një valë të nxehtë në Valencia, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Rajoni ka përjetuar një rënie të temperaturave deri në tetë gradë, shoqëruar nga moti ekstrem, duke përfshirë shi të rrëmbyeshëm, breshër dhe erëra të forta.

Siç ka raportuar kryetari i El Toro, Jose Arenes, “nuk ka dëme të mëdha në qendër të qytetit”.

Çfarë është një ‘Supercell’?

Një ‘supercell’ është një lloj stuhie që shkakton mot të rëndë si erëra të forta, shi të dendur dhe breshër.

Ajo karakterizohet nga një tërheqje e thellë dhe e vazhdueshme rrotulluese e quajtur ‘mesociklon’ dhe mund të zgjasë nga dy deri në katër orë. /Telegrafi/

Exit mobile version