Manchester City ka fituar me rezultat të thellë 4-1 në udhetim te Southamptoni në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Ligën Premier.
Ekipi i Pep Guardiolas ka vazhduar serinë pozitive në kampionat, duke marrë edhe fitoren e pestë radhazi dhe duke iu ofruar në pesë pikë Arsenalit.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Sekou Mara (73’) për vendasit, ndërsa Erling Haaland (45’, 68’), Jack Grealisht (58’) dhe Julian Alvarez (75’) për Cityn.
Lojtari më i vlerësuar i takimit ishte mesfushori Grealish, i cili pas një goli dhe një asistimi u notua me 8.4.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin e vendasve, Kyle Walker-Peters, i cili u vlerësua me 5.8.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/