Manchester Unitedi fitoi ndaj Southamptonit me rezultat 0-1.
Djajtë e Kuq kështu vazhduan ecurinë e mirë, ku së bashku me Manchester Cityn ndajnë pozitën e parë me 13 pikë.
Golin e vetëm në takim e shënoi Romelu Lukaku në minutën e 20-të.
Por, belgu nuk ishte më i miri në këtë takim, lojtari me notën më të lartë ishte Phil Jones. Ndërsa, edhe Marouane Fellaini bëri një paraqitje të bukur në mesfushë.
Më i miri për Southamptonin ishte Mario Lemina, por edhe Oriol Romeu. Ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve. /Telegrafi/