Kuvendi i Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë diskutimin për shkarkimin e prokurorit publik, Marko Zvrlevski.
Propozimin për shkarkimin e tij e ka dorëzuar Qeveria e Maqedonisë, për shkak të siç thonë, në mënyrë joligjore, jo profesionale ka kryer funksionin e tij si prokuror shtetëror, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në diskutimin e ditës së hënë, fjalime, replika, kundër-replika dhe vërejtje patën deputetët e OBRM-PDUKM-së, të cilët thonë se shkarkimi i Zvrlevskit është joligjor, pasi sipas tyre, nuk mund të shkarkohen ose emërohen funksionarë të rinj pas nënshkrimit të zgjedhjeve lokale.
Nga LSDM kanë deklaruar se pa mos u larguar Zvrlevski nga funksioni i prokurorit publik, reformat e vërteta në gjyqësor nuk mund të fillojnë.
Pas debatit për Zvrlevskin, në rend dite janë edhe 31 pika mes së cilave edhe raporti i Avokatit të Popullit për respektimin, përparimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut./Telegrafi/