Site icon Telegrafi

Sot vazhdon debati për shkarkimin e Zvrlevskit

Deputetët në Kuvendin e Maqedonisë sot do të vazhdojnë debatin për shkarkimin e prokurorit publik, Marko Zvrlevski.

Propozimin për shkarkimin e tij e ka dorëzuar Qeveria e Maqedonisë, për shkak të siç thonë, në mënyrë joligjore, jo profesionale ka kryer funksionin e tij si prokuror shtetëror, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas deputetëve të OBRM-PDUKM-së, kërkesa e Qeverisë për shkarkim të prokurorit publik është e pabazë. Ata thirren në nenin 8 të Rregullores për zgjedhje, ku sipas tyre, thuhet se emërimi dhe shkarkimi i funksionarëve nuk guxon të ndodhë në kohë kur ka zgjedhje të shpallura.

Kurse deputetët e shumicës parlamentare thonë se nuk do të shkojnë në pushimin vjetori përderisa nuk shkarkohet Zvrlevski./Telegrafi/

Exit mobile version