Site icon Telegrafi

Sot tre vite, Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë olimpike: Sa krenar jemi me TY!

Sot si tri vite më parë sporti kosovar ka hyrë në analet e historisë së Lojërave Olimpike verore.

Më 7 gusht të vitit 2016, krenaria e sportit tonë, Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e parë medaljen e artë në xhudo.

Këtë ditë të rëndësishme e ka kujtuar edhe një ndër njerëzit më meritor që e ka ndihmuar në këtë sukses xhudisten pejane, Driton Kuka.

Trajneri përmes llogarisë personale në Facebook ka renditur sukseset e njëpasnjëshme të kampiones sonë.

“Kampione evropiane katër herë, kampione botërore dy herë, por e arta Olimpike ishte ajo që i mungonte dhe tashmë e kemi arritur në Rio de Janeiro!”, ka shkruar ndër të tjerash Kuka në rrjetet sociale.

Ashtu sikurse mentori i Kelmendit, edhe të gjithë ne jemi krenar me arritjet e sportisten tonë, e cila vendosi Kosovën në pidestalin më të lartë të xhudos.

Ndryshe, Majlinda aktualisht është u përgatitur për garat e ardhshme ndërkombëtare gjersa pritet të marrë pjesë edhe në Lojërat Olimpike të Tokios, të cilat do të mbahet gjatë verës së vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version