Site icon Telegrafi

“Sot do t’i kem 27 lojtarë, ai e meriton të jetë këtu” – Gavi ftohet nga De la Fuente për finalen e Euro 2024

Përzgjëdhi Spanjës, Luis de la Fuente, ka njoftuar para finales së sotme të Kampionatit Evropian kundër Anglisë se mesfushori i Barcelonës, Gavi do të jetë së bashku me ekipin.

Ai zbuloi se mesfushori sot do të kalojë gjithë ditën me bashkëlojtarët e kombëtares, që është një shenjë e vogël mirënjohjeje për gjithçka që i ka ofruar kombëtares spanjolle.

“Gavi do të jetë me ne, ai vjen këtu dhe do të kalojë gjithë ditën me ne, nuk do të jemi 26 në finale, ai është lojtari numër 27. E falënderojmë për gjithçka që ka bërë për Spanjën”.

Lexo po ashtu Finalja e madhe e Euro 2024: 10 faktet që duhet t’i dini për ndeshjen Spanjë – Angli

“Gjithashtu faleminderit Pedrit dhe Ayoze Perez të cilët janë të lënduar. Ata lanë angazhimet e tyre personale për të qenë këtu, por fatkeqësisht nuk do të mund të luajnë për ndeshjen e sotme”, ka thënë De La Fuente.

 

Meqë ra fjala, Gavi u lëndua rëndë, për këtë arsye humbi paraqitjet në Gjermani, ku Spanja arriti në finalen e parë të Euros pas 12 vitesh kur ishte kampione e Evropës.

Në stadiumin Olimpik të Berlinit sonte nga ora 21:00 luhet ndeshja finale mes Spanjës dhe Anglisë. /Telegrafi/ 

Exit mobile version