Site icon Telegrafi

Sot do të mbahet punëtori për konsolidim të tokës në Maqedoni

Në Mininistrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) sot do të mbahet punëtori për konsolidim të tokës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Punëtorinë e organizon projekti ‘Vendosje të programit kombëtar për konsolidim të tokës (MAINLAND)’, i financuar nga BE-ja i cili u ndihmon bujqve të vegjël dhe bashkësive rurale lokale që t’i adresojnë problemet struktorore me fragmentimin e tokës bujqësore dhe sipërfaqes së vogël të fermave. Projektin e4 realizon FAO në bashkëpunim me MBPEU-në, njofton AIM.

Në punëtori do të kenë fjalim ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski, euroambasadori Samuel Zhbogar dhe specialisti për politika të tokës dhe zhvillim rural në FAO, Maksim Gorgan. /Telegrafi/

Exit mobile version