Punëtorët e fabrikës Llamkos në Vushtrri do të protestojnë sot kundër shitjes së kësaj fabrike pa kushte.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të “Llamkosit”, Ragip Hasani, ka thënë se reagimi i punëtorëve ka ardhur pas vendimit të fundit të Gjykatës Ekonomike që ndërmarrjen Llamkos ta shes pa kushte.
Protesta e punëtorëve do të mbahet sot e (e premten)nga ora 13 para Komunës së Vushtrrisë.
Po ashtu Hasani ka treguar se punëtorëve të Llamkosit, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), u ka mbetur edhe 13 paga borxh.
Gjykata Ekonomike në Prishtinë, para pak ditësh kishte marr vendim që të nxjerr në shitje fabrikën e Llamarinës “Llamkos”, përmes ankandit publik në afat kohor prej 60 ditësh.
Ndryshe, privatizimi i fabrikës së Llamkosit në Vushtrri kishte dështuar dy herë dhe që nga viti 2015 kjo ndërmarrjes ka mbetur në proces të falimentimit. Si pasojë e mos punës edhe borxhet ndaj punëtorëve kanë shkuar duke u rritur. /Telegrafi/