Sot do në kuadër të ekspozitës së 17 Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venedikut, do të inaugurohet Pavijoni i Republikës së Kosovës.
Në kuadër të temës së përgjithshme të Bienales “How will we live together” ekspozita e Kosovës me titull “Containporary” është ideuar dhe kuruar nga arkitekti dhe artisti Maksut Vezgishi.
Komisioner i Republikës së Kosovës është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përfaqësuar nga Jehona Shyti.
Inaugurimi zyrtar i Pavijonit të Republikës së Kosovës do të bëhet nga Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ne Arsenale.
I pranishëm në inaugurim do të jetë edhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, si dhe Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Romë, Lendita Haxhitasim.
Pavionin e Republikës së Kosovës mund ta gjeni në këtë LINK. /KP/