Me sloganin ‘Çdo llogari fiskale është e rëndësishme’, prej ditë së sotme filloi loja shpërblyese ‘TVSH-ja ime, Dhurata ime’.
Qytetarët tani mund t’i skanojnë edhe llogaritë tjera fiskale, madje edhe ato ku ka 0 denarë TVSH e që marrin pjesë në lojën shpërblyese. Për këto loja janë ndarë gjysmë milion euro kurse dhuratat do të jenë ditore, mujore dhe dy dhurata kryesore, njofton Telegrafi Maqedoni.
Dhuratat ditore do të ndahen me nga katër nga 1.000 denarë, tre me nga 2.000 denarë dhe tre me nga 3.000 denarë. Përzgjedhje do të bëhet në mënyrë elektronike.
Dhuratat mujore do të jenë 15 dhe do të jenë me nga 100.000 denarë ndërsa dhurat kryesore, apo 3.000.000 denarë do të ndodhë më 18 mars dhe më 19 dhjetor të vitit të ardhshëm.
Loja shpërblyese do të zgjasë deri më 14 dhjetor të vitit 2020 ndërsa për pjesëmarrje në lojën shpërblyese, qytetarët së pari duhet të jenë të regjistruar në sistemin ‘e-tatimi personal‘, të jenë përdorues të aplikacionit ‘TVSH-ja ime‘ apo ‘Moj DDV’, dhe më pastaj shfaqet njoftimi për pjesëmarrje në lojën shpërblyese dhe kushtet për pjesëmarrje.
Ndryshe pagesa e ‘TVSH-ja ime’ për muajin korrik, gusht dhe shtator po vijon dhe deri tani vetëm gjysmës së qytetarëve u janë kthyer paratë./Telegrafi/