Kafja me xhezven elektrike Delimano Joy sot do të ketë shije më shumë së ditëve tjera.
Sot është dita e kafesë, andaj ndani këtë festë me shoqërinë, familjen apo këdo që keni për zemër duke i përgatitur një kafe me xhezven elektrike Delimano.
Xhezven elektrike Delimano Joy mund ta porosisni me ofertën prej -50% zbritje në numrin pa pagesë: 0800 100 90, gjithashtu përmes porosive online duke KLIKUAR KËTU apo duke vizituar faqet në Facebook dhe Instagram.
Siç duket çdo ditë na del nga një studim i ri që na tregon se kafja është duke na bërë keq, duke na bërë më të shëndetshëm, duke na bërë më të mençur… e përplot spekulime tjera. Sidoqoftë faktet e më poshtë janë interesante dhe të vërteta.
Do t’ju ndihmojë të jeni më bashkëpunues
Studimi i fundit thotë që nëse pini një kafe para punës do të ju ndihmoj të fokusoheni dhe të ndiheni më mirë. Ky studim është bërë me njerëzit të cilët pijnë rregullisht kafe. Duket që këta njerëz kafeja i bën të ndihen më energjik, duke i bërë më të fokusuar në mendimet dhe detyrat e përditshme që mund t’i kenë në grup.
Koha ideale të pini kafenë është 4 orë pasi të jeni zgjuar nga gjumi
Edhe pse shumica nga ne mendojmë se vetëm kafja mund të na zgjojë nga gjumi, për të marrë përfitimet e mira të kafeinës ne nuk duhet ta bëjmë këtë gjë. Ju duhet të pini kafen 4 orë pasi jeni zgjuar. Ju realisht jeni energjik kur zgjoheni (edhe pse nuk ju duket ashtu) sepse nivelet e kortizolit janë të larta. Kështu nëse pini kafe sapo të zgjoheni, do t’ju bëjë të ndiheni edhe më të lodhur pas ca orësh.
Ju zgjatë jetën
Një studim që u zhvillua përgjatë 10 viteve të fundit zbuloi se njerëzit që pinin 4 gota kafe në ditë kishin rrezik 64% më të ulët të vdekjes sesa ata që nuk pinë kurrë.
Nuk ju dehidraton
Kafeina mund t’ju mbajë të hidratuar më shumë se lëngje e tjera, sepse ju zakonisht e pini me një volum të lëngjeve si kafe çaj. Konsumimi i përditshëm i kafesë ka zero efekt dehidrimi.
Ndihmon me kujtesën
Përveç se do t’ju bëjë më të vëmendshëm, mund t’ju ndihmojë të përmirësoni kujtesën tuaj sipas një studimi francez. Por mënyra më e mirë për të marrë përfitimet e kujtesës është nëse konsumojmë kafe të zezë (pa sheqer, krema, etj.) Përveç ndihmës me kujtesën, ju pastron zorrët, ndihmon qarkullimin e gjakut etj.
Mund të shmangë sëmundjet
Një studim i ri zbuloi se konsumimi i kafesë (i rregullt) lidhet me një rrezik më të ulët të zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë. Një tjetër studim zbuloi se kafja mund të ketë disa cilësi parandaluese ndaj diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Mund të luftojë edhe kundër fillimit të Parkinsonit.
Artikull i sponsoruar