Nën përkujdesjen e kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, dhe në mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë dhe UN WOMEN-it, sot do të vazhdojë Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit.
Në ditën e dytë do të mbahen katër panele të tjera diskutimi me tema si koordinimi ndërinstitucional në trajtimin e rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore, sfidat në trajtimin e rasteve të dhunës seksuale gjatë luftës, avokimi për të drejtat e viktimave dhe legjislacioni përkatës i shteteve të rajonit dhe aspekti social, psikologjik dhe roli i mediave në trajtimin e viktimave të krimit.
Ndryshe, këtë vit po shënohet 10-vjetori i “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit”.
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi është zotuar se angazhimi i tij si kryeprokuror i Shtetit dhe i të gjithë mekanizmave relevantë nuk do të mungojë që rastet e viktimave të krimit të trajtohen drejt gjatë gjithë procedurave, ndërsa kryerësit të marrin dënimet meritore./kp/