Site icon Telegrafi

Sondazhi sugjeron se partia në pushtet në Japoni nuk do të ketë shumicën

Koalicioni qeverisës në Japoni mund të humbë shumicën e tij parlamentare, sipas parashikimeve të sondazheve të daljes pas zgjedhjeve të sotme.

LDP parashikohet të fitojë nga 153 në 219 vende në dhomën e ulët, njoftoi transmetuesi publik NHK. Partia Demokratike Kushtetuese (CDP) parashikohet të fitojë nga 128 në 191 vende, transmeton Telegrafi.

Një parti ka nevojë për 233 ulëse për të kontrolluar dhomën e ulët e njohur si Dieta, që do të thotë se LDP-së do t’i duhet të hyjë në një koalicion për të qëndruar në pushtet.

Më parë ishte në koalicion me partinë më të vogël Komeito, megjithëse parashikimet sugjerojnë se pjesa e tyre e përbashkët e votave mund të mos ketë ende një shumicë, duke shkaktuar pasiguri se si do të qeveriset ekonomia e katërt më e madhe në botë.

Zgjedhjet u thirrën nga lideri i ri i LDP-së, Shigeru Ishiba, tre ditë pasi ai u zgjodh si lider i ri – përpara se të ishte betuar zyrtarisht si kryeministër. /Telegrafi/

 

Exit mobile version