Telegrafi

Sondazh: ‘Lojtari i Vitit’ nga lexuesit e Telegrafit

Portali juaj, Telegrafi.com apo më saktësisht redaksia e sportit ka vendosur të jap një çmim të ri për vitin 2022 dhe ai do të zgjidhet pikërisht nga lexuesit tanë besnik. Votat e lexuesve do të zgjedhin rrjedhimisht futbollistin më të mirë për vitin 2022 në Kosovë.

Viti 2022 ka qenë vit i suksesshëm në futbollin e Kosovës, pasi për herë të parë në histori një klub ka arritur të kualifikohet në garat evropiane.

Bëhet fjalë për Ballkanin e Suharekës, i cili pas shpalljes kampion i Superligës së Kosovës në sezonin 2021/22 u kualifikua në Ligën e Konferencës.

Përveç paraqitjes së mirë të dhe disa skuadrave tjera si Drita dhe Llapi në sezonit 2021/22 dhe sezonit vjeshtor 2022/23, paraqitje të mirë patën edhe disa futbollistët.

Por, kush janë futbollistët që shkëlqyen me paraqitjet e tyre individuale brenda vitit kalendarik 2022?

Telegrafi apo më saktë redaksia e Sportit ka përzgjedhur disa emra që kanë treguar ndeshje të mira dhe ishin më të mirët të skuadrat e tyre respektive, ku ju mund t’i votoni.

Çmimet e ndara nga Telegrafi për vitin 2021 (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Me votat e juaja do të zgjidhet futbollisti i vitit 2022 nga lexuesit, çmim ky i ri që ndahet nga Telegrafi në javën e fundit të muajit dhjetor.

Armend Thaqi, Ermal Krasniqi, Meriton Korenca, Lindon Emerllahu, Edvin Kuc, Lumbardh Dellova, Nazmi Gripshi, Albion Rrahmani dhe Stivi Frashëri janë futbollistët nga Ballkani që gjenden në këtë listë.

Drita përfaqësohet nga emra si Besnik Krasniqi, Blendi Baftiu, Marko Simonovcki dhe Faton Maloku, ndërsa Gjilani me Arbnor Ramadanin dhe Albert Dabiqajn. Llapi përfaqësohet nga Ilir Krasniqi dhe Prishtina me Kushtrim Gashin.

Sondazhi do të jetë i hapur deri në orën 23:59 të datës 20 dhjetor.

Krahas këtij çmimi të lexuesve, Telegrafi Sport do të vazhdoj me traditën e ndarjes së cmimeve të përhershme, tash e disa vite si “Lojtari i Vitit”, “Trajneri i Vitit”, “Portieri i Vitit”, “Mbrojtësi i Vitit”, “Mesfushori i Vitit”, “Sulmuesi i Vitit” dhe “Talenti i Vitit”.

Sondazhi ku mund të votoni për futbollistin e vitit 2022 në Kosovë