Trajneri i Real Madridi, Santiago Solari, ka folur para ndeshjes ndaj Real Betisit në La Liga,
Tekniku argjentinas ka thënë se ende nuk dihet nëse Vinicius Junior do të udhëtojë së bashku me skuadrën në Sevilla. Braziliani mungoi në stërvitje për herë të dytë radhazi për shkak të gripit dhe situata e tij po vlerësohet.
Por, duke lënë mungesën e tij anash, Solari u shpreh i lumtur me paraqitjet e mira të 18-vjeçarit.
“Ne nuk e dimë nëse Vinicius do të udhëtojë. Forca e Real Madridit është tek grupi. Shenjë pozitive është se një 18-vjeçar ka ardhur dhe po bën mirë”
“Lëndimet? Nuk do ta quaja mungesë fati. Shpresojmë që gjithë lojtarët të na shërohen sa më shpejtë që është e mundur.
“Isco? Ai është mirë, ashtu si gjithë lojtarët tjerë që po stërviten. Edhe unë do të doja që gjithë lojtarët të luajnë më shumë, pjesa më pak e kënaqshme e punës është të vendosësh se kush do të luajë dhe cilët do t’i lësh jashtë”.
“Unë nuk jam ai që duhet të këshillojë Iscon, një futbollist që ka luajtur në ligën elitare të Spanjës. Ai ka përvojën e nevojshme që të dijë se çfarë duhet bërë”, ka thënë Solari. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=qsiig6VKqn0