Incidentet e ndodhura në finalen e Superkupës së Basketbollit në Kosovë ka zgjuar debat në emisionin “Dueli Botëror” në RTV Dukagjini.
Trajneri i njohur Bylbyl Sokoli tha se “organizmi duhet me qenë me më shumë ide që përkujtojnë sakrificat tona, duhet me punu me udhëheqësit e grupeve që këto të mos ndodhin përsëri”.
Kritikat nuk i kuresu edhe Afrim Tovërlani i cili potencoi“kësaj rradhe fajin e bartë Federata e Basketbollit, ta shohim edhe Ministri se si do të sillet me këtë federatë. E kemi pa që disa herë ka pasur incidente të tilla”.
Kurse, Ismet Munishi tha“ja uroj Prishtinës fitimin e Superkupës, por këto skena nuk na pëlqejnë. Duhet bërë më shumë kujdes në organizimin e ndeshjeve, duhet me i marrë masat e sigurisë dhe me i parandalu situatat e tilla”.