Trajneri i Malishevës, Bylbyl Sokoli, ka thënë se rastet e shpërdorura bën që ta humbnin ndeshjen nga Llapi.
Llapit në “Zahir Pajaziti” fitoi me rezultat 1-0 ndaj Malishevës.
“Ndeshja ishte e luftuar me shumë angazhim nga lojtarët tanë. Por ne bëmë shumë gabime po ashtu, që u shfaqën te shpërdorimi i disa rasteve të qind për qindta. Djemtë dhanë maksimumin”.
“Një humbje që vjen nga një lojtar që kemi pasur përqendrimin të kemi kujdes nga ai. Shpërdorimi i rasteve është një, por djemtë po luajnë edhe me presion dhe kjo po na penalizon”.
“Nuk u godit porta në disa momente. Këto ndodhin në futboll. Djemtë dhanë maksimumin, kjo është pjesa më e rëndësishme”, ka thënë Sokoli.
Llapi me këtë fitore ka 38 pikë dhe mban pozitën e pestë, ndërsa Malisheva ka 29 pikë në pozitën e shtatë. /Telegrafi/