Trajneri i njohur Bylbyl Sokoli ka folur për zgjedhjet e fundit të futbollistëve shqiptarë duke thënë se është normale të zgjidhet Kosova, pasi edhe kjo është Kombëtare e shqiptarëve.
“Amir Rrahmani do ta zgjedh Kosovën. Është normale që ta zgjedhin Kosovën”, ka thënë Sokoli duke e cilësuar si natyrale edhe zgjedhjen e Rashicës.
Ai beson se në këto eliminatore do të kemi dy Kombëtare, por në të ardhmen do të bëhen një kombëtare.